Luana Vjollca dhe Blendi Fevziu sjellin filmin e ri shqiptar, ja ku do i shohim

Këngëtaren Luana Vjollca dhe moderatorin Blendi Fevziu do t’i shohim për herë të parë si aktorë në filmin më të ri shqiptar.

Bëhet fjalë për filmin e Bes Kallakut që do të prodhohet nga kompania e tij “Loku Film” dhe do të jetë i zhanrit komedi.

Pjesë e kastit do të jenë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Italia.

‘Xing.al” bën të ditur që pjesë e kastit të këtij filmi do jenë edhe Luana Vjollca dhe Blendi Fevziu të cilët do i shohim për herë të parë si aktorë.

Besi ka treguar se në film do të tregohet një histori aktuale dhe ka dy vite që merret me skenarin e kësaj komedie.

“Do jetë një histori aktuale sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë por i premtoj publikut që do të jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale”, ka thënë Besi për filmin.

Image