ZYRTARE/ Andi Lila mbyll aventurën me PAS Giannina-n

Andi Lila ka mbyllur zyrtarisht aventurën me klubin e PAS Gianninas. Futbollisti i kombëtares ka mbyllur aventurën prej 7 vitesh e gjysmë me klubin grek. PAS Giannina ra në Kategorinë e dytë Greke, ndërsa Lila kaloi një dëmtim të rëndë.

 

Ai po përflitet për një rikthim në Shqipëri te Tirana. Drejtuesit grekë kanë konfirmuar gjithçka përmes një njoftimi në faqen zyrtare të “Facebook”-ut.

“E falënderojmë për bashkëpunimin te Pas Giannina për profesionalizmin tënd dhe i urojmë më të mirë në vazhdim. Suksese dhe suksese në karrierën tënde”, ishte mesazhi i lamtumirës për Lilën. 33-vjeçari mund të zgjedhë të mbyllë karrierën në Shqipëri pas eksperiencës jashtë vendit.