OSBE godet ashpër besueshmërinë e KQZ: Ka qenë jo transparente

Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover tha se popullata në vend ishtë në një situatë konfuze në të gjithë vendin. Ndërsa prezantoi gjetjet paraprake të raportit të vëzhguesve, Glover kritikoi punën e KQZ ndërsa bëri edhe një pyetjen se: Për kë bëhen zgjedhjet, për politikanët apo për votuesit?

Vendimet e KQZ në këto votime janë marrë nga katër anëtarë e PS në këtë institucion, Denar Biba, Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri. Ndaj kritikat janë në adresë të tyre personalisht si zyrtarë shtetërorë që kanë përgjegjësi për zbatimin e ligjit, por edhe si përfaqësues politikë që kanë degraduar procesin e 30 qershorit.

“Unë jam e bindur se në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndësisëm është votuesi. Zgjedhjet bëhen që njerëzit të zgjedhin. Zgjedhësit duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm, dhe pa presion. Ata duhet të jenë të sigurtë se vota e tyre do të ruhet e sigurte dhe të nurmërohet e sigurte. Kandidatët duhet të kenë akses të barabartë në media. Zgjedhjet duhet të jenë të mirëorganizuara. Duhet të ketë një gjykatë funksionale një sistem funksional gjykatash që të shqyrojë ankesat.

Po si funksioi në praktikë procesi zgjedhor? Duke qenë se një sërë partish politike arritën të dilnin me kandidatë, tërheqja e partive kryesore e kufizoi ndjeshëm mundësinë për zgjedhësit. KQZ ndonëse e rriti numrin e garuesve herë herë e interpretoi në mënyrë kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparente. Në total për 61 bashkitë u regjistruan 97 kandidatë për kryetarë bashkie dhe 544 lista për këshilla bashkiak.

Në 31 bashkitë ku në fletën e votimit ishte vetëm një anëtar, kandidatët nuk patën kundërshtar. Kodi parashikon përfaqësim të balancuar. Megjithatë refuzimi nga partitë opozitare për të emëruar anëtarë në KZAZ, e kombinuar me interpretimin me vonë të ligjit nga KQZ e la procesin të pabalancuar. Qëllimi i ligjit për të krijuar një lloj balance nuk u përmbush. Sa i përket ditës së zgjedhjeve përgatitjet vazhduan nga PS.

Kryetarët e bashkive të opozitës i dërguan letra KZAZ-ve duke i urdhëruar ti ndërprisnin përgatitjet. Në vende si Kamza, Kavaja, Klosi Kukësi, Mati, Shkodra e Vora pati tentativa për ta hequr administratën nga zyrat e saj dhe kjo coi në përplasje të dhunshme, zjarrvënie e shkatërrim të ambjenteve. KQZ iu desh të ndryshonte vendin e më shumë se 200 qendrave të votimit, e disa KZAZ.

Administrata lokale në disa pjesë të vendit nuk bëri punën e vet për të siguruar zgjedhësit për të bërë zgjedhjen e tyre. Vec kësaj media nuk pati pavarësi, dhe u fokusua te kriza politike. Kuadri ligjor për zgjedhjet, mundet të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike. Por që të zbatohet si duhet kërkon vullnet e aktorëve politike. Kjo coi në një atmosfere shqetësimi e paparashikueshmërie.” U shpreh ndër të tjera Glover.

Lexoni edhe…