Mehmetaj i kthehet Spiropalit: Ruaji emocionet, papagajtë përdoren për të përsëritur ato që u mësojnë

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj i përgjigjet deklaratave të ministres Elisa Spiropali.

“Elisa dogana.al, ujësjellësi.fr, përgjime.ge, miliona.euro!

Kur shefi jot të bëhet gati për të shkuar pas hekurave, do i bëjmë presidentit një kërkesë të veçantë: të krijohen disa qeli miks (burra & gra), që ti shërbesh edhe aty me devotshmëri.

Ruaji emocionet, papagajtë përdoren për të përsëritur ato që u mësojnë, po edhe ata tregohen të përmbajtur me raste. Mendo para se të flasësh, ndryshe do humbasësh edhe titullin “papagall”!”, shprehet Mehmetaj.