Floida Kërpaçi, Spiropalit: Asnjë akrobaci e Mamicës nuk e shpëton Skënderbeun

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të ministres Elisa Spiropali, kundër LSI dhe opozitës.

Në një postim në Facebook, Kërpaçi shprehet se nga politikania që u bënë reklamë përdhunimeve nuk duhet të habitet askush.

“Elisa, Një njeri qe flet kur i ngulet piruni! Pasi i bëre reklamë përdhunimeve, vodhe lekët e Shqiptarëve në doganë ,e kuptoj deklaratën tënde Elisa!

Tani je e frikësuar dhe flet përçart nga ajo që të pret nga kryeministri sepse nuk e shpërbleve dot! Elisa mirë do bënte të zgjidhte arsyen para pirunit, se edhe akrobacira të bëjë Mamica, Skënderbeu nuk ka shpëtim. Të humbur, të braktisur, të dëshpëruar, shpërfillini rilindasit që tani kanë vdekur!”,- shkruan Kërpaçi.