Berisha: 30 qershori shkeli Konventën e të Drejtave të Njeriut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me qëndrimet e qeverisë për votimet e 30 qershorit. Në një postim në Facebook, Berisha shprehet se qeveria po keqpërdor qëndrimet e ndërkombëtareve duke i cilësuar votimet demokratike.

Deklarata e Sali Berishës në Facebook:

Duke ndjekur Opinionin! Miq, Injoranca non est argumentum

Sonte ne opinion çiraku e Baton Stanishiqit dhe Zografit Bis shpalli duke mashtruar demokratike farsën moniste te 30 qershorit madje ky sharlatan shkon edhe me larg dhe kete vleresim ja atribon edhe raporteve nderkombetare te cilat kurre nuk kane thene dhe nuk munde ta thone. Kjo sepse

1- Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut, konkretisht,

-Protokollit 1 nenit 3 te kesaj Konvente qe,

– detyron qeverite firmatare te organizojne zgjedhje demokratike.

2-Gjykata e te Drejtave te Njeriut (GJENDNJ), garante e zbatimit te Konventes Europiane nga vendet anetare stipulon ne,

Vendimin e saj Dec.nr.9267/81 se:

3- E drejta per te zgjedhur alternativë e bene nje demokraci politike efektive.[ The right to alternative choice is what makes an effective political democracy ]

Lidhur me kete çeshtje themelore per sistemin demokratik GJEDNJ ne vendimin e saj (Dec.nr.10547/07) stipulon:

4-E drejta e votes nuk eshte vetem procedurale.

[The right to vote does not have a procedural character]

Nisur nga ky konkluzion GJEDNJ stipulon:

5-Votuesi duhet te kete mundesine te ndikoje ne menyre thelbesore zgjedhjet.

[ The elector must have the possibility of affecting voting process(substantive) dhe se fundi,

GJDENJ ne vendimin e saj Dec nr 48555/10-2015 sanksionon se:

6- Procesi i votimit me 1 kandidat dhunon te drejten thelbesore apo thelbin e te drejtes te votes.

[Avotin process with 1 candidate Would violate the substantive right to vote].

Votimet me nje kandidat ishin ato qe shqiptareve iu ofroi per 45 vite Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pasluftes dhe jane votimet qe ofron per koreano verioret diktatori i tyre.

7- Zgjedhjet me nje kandidat per 57,3% te bashkive te Shqiperise qe ofron sot bastardi i eterve mizor, monstra e pluralizmit Edvin Kristaq Mafia, jane ne kundershtim flagrant me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike dhe dhunojne disa nga vendimet themelore te GJEDNJ Strasburg per zgjedhjet demokratike.