Aktivisti Ervin Goci: Maxhorancë e degjeneruar, opozita lart moralisht

Pedagogu Ervin Goci i ftuar në emisionin “A show” në “News 24” tha se maxhoranca është e degjeneruar totalisht pas kësaj që ndodhi.

Goci theksoi se opozita vërtetë ka djegur mandatet dhe mbeti jashtë, por është lart moralisht.

“Maxhoranca është totalisht e degjeneruar. Aq sa edhe atë proces që e kanë krijuar vetë, e kishin vetë nën kontroll, e degjeneruan dhe e shkatërruan fare.

Ndërsa për Bashën mendoj se vërtetë kjo opozitë ka humbur disa bashki, ama moralisht është shumë lart”, tha Goci.