Perla/ “Zgjedhjet me Edi Ramën janë shumë të rregullta”, njihuni me votuesen e parë në Kamëz

Kjo zonjë e moshuar në Kamëz është një nga votueset e para që iu drejtuar QV-së mëngjesin e sotëm, të zgjedhjeve lokale, që mbahen për herë të parë pa opozitën.

Ndryshe nga sa pritej, duket se sot as në Kamëz, në bastionin e të djathtëve nuk do të ketë tensione, konfirmuar kjo dhe nga kryebashkiaku Xhelal Mziu. Sipas votueses së parë të Kamzës, zgjedhjet me Edi Ramën janë shumë të rregullta.

“Zgjedhjet me Edi Ramën janë shumë të rregullta, jam familje dëshmori, ka derdhur gjakun gjyshi im, asnjë gjë nuk kanë bërë për ne. Ç’e dua të djathtën ore? Na kanë ndarë ca të babës ca të njerkës, ne që jemi na jugu nuk na fut njeri në punë”, shprehet e moshuara.