Kreu i PD-së në Has: Të gjithë votuan ”Rama IK”

Kreu i Partisë Demokratike dega Has, Miftar Dauti ka falenderuar votuesit që në fletët e votimit kanë shkruar ”Rama ik”. Dauti thotë se votuesit e Hasit kanë rezistuar pavarësisht presioneve që u janë bërë se do t’u heqin ndihmën ekonomike apo do t’u mbyllin bizneset. Ndër të tjera Dauti shkruan se rezultatet janë të manipuluara.

Statusi i plotë

Falenderoj te gjithe votuesit e Hasit qe me gjithe presionet nga ana e pushtetit duke ua kushezuar vendin e punes mbylljen e biznesit e deri tek heqja e ndihmes ekonomike per te votuar, nje pjese e madhe e votuesve qe moren pjese ne votime pa asnje deshire kane shkruar Rama Ik ne fleten e votimit.

Nga 15205 votues me te drejte vote moren pjese ne votime 3356 votues , kjo bazuar ne te dhenat qe PD dhe vezhguesit e saj qendruan ne cdo qender votimi nga ora 7 e mengjesit e deri ne oren 19 te darkes dhe kane evidentuar cdo votues qe ka hyre ne qendeat e votimit.Nje rezultat qe goditi rende pushtetin e inkriminuar. Njesia administrative Golaj nr votuesve 5876 moren pjese ne votime 1003 votues.Ish Bashkia Krume nr votuesve 5388 moren pjese 1320 votues.

Njesia administrative Fajza nr i votuesve 3101 moren pjese 733 votues. Njesia administrative Gjnaj nr i votuesve 840 moren pjese ne votime 300 Cdo shifer tjeter ne kzaz nr 10 jane vota te futura ne kuti ne menyre te kundraligjeshme. Pjesmarrjen ne votime ne Bashkine Has do ta publikojme per cdo qv .

Edhe njehere falenderime dhe mirenjohje per votuesit e Hasit dhe te gjithe ekipin qe beri nje pune te shkelqyer ne terren me prova dhe fakte bindese.Nese zgjedhjet do te mbaheshin me opoziten ne gare bazuar ne pjesmarrjen e votuesve ne zgjedhjet lokale te vitit 2015,votuan 9218 dhe pjesmarrja ne votime 2019 3356 rezultati per PD minimalisht do te ishte 5862 ose 2506 plus.