Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 27 Nëntor 2026, 22:26 Thyen rregullat, Vëllai i Madh fut në burg Akilin, Nichin dhe Fuegon Vëllai i Madh ka marrë një vendim ndëshkues ndaj tre banorëve të Big Brother VIP Kosova, Akilit, Nichit dhe Fuegos, për shkak të shkeljes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kandidati i PD
  • Kthimi i Bashës
  • Dosja Revanshi
  • Vokshi vs Balla
  • Monika Kryemadhi
  • Ballkani Perëndimor
  • Vlorë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kandidati i PD
  • Kthimi i Bashës
  • Dosja Revanshi
  • Vokshi vs Balla
  • Monika Kryemadhi
  • Ballkani Perëndimor
  • Vlorë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një kryeministër që kërkon timon, tepsi dhe u jep shqiptarëve llumë kafeje. Ku po shkon Shqipëria?

Forum E hënë, 27 Shtator 2021 10:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy vjet më parë në një kohë vape, si kjo e këtij viti, kryeministri i erdhi vërdallë vendit, duke ju folur atyre që i rrinin rrotull, por për ta dëgjuar edhe ata që e ndiqnin nga ekranet, për dy objekte: timonin dhe tepsinë, mjaft të gjetura si simbole, për të përkufizuar atë se çfarë nënkupton me pushtetin ai vetë, por edhe jo pak shqiptarë të tjerë.

Sot, nuk ka shqiptar, por mbase edhe gjerman, që të mos e dijë se çfarë ishte për vendin kapja nga një dorë e vetme e këtyre dy objekteve kaq “të dashura”.

Ne jemi dëshmitarë se si, nga njëra anë, për shkak të një situate të paimagjinueshme të mosfunksionimit të shtetit dhe mungesës së pafalshme të gjykatave (e jo më harmonisë mes hallkave përbërëse të asaj që konsiderohet si struktura kushtetuese e shtetit), kulmi ka arritur me përplasje të hapura mes institucioneve; Parlament; qeveri; president.

Nga ana tjetër kemi një gjendje ekonomike dramatike për pjesën më të madhe të popullatës e cila, në mungesë të shpresës dhe pa një perspektivë zhvillimi brenda kufijve, po vijon të marrë rrugët e emigracionit në shifra alarmante. Ata janë të bindur plotësisht se autobusi ku kanë hipur është pa timon dhe po i drejtohet greminës, megjithëse dikush ende mban në dorë një timon. Por, është e dukshme se ky timon nuk shërben për t’i çuar drejt destinacionit të dëshiruar, por për të tjera qëllime, që synojnë për të kontrolluar krejtësisht gjë tjetër, gjithçka, çdo element apo mekanizëm që i garanton shoferit të Rilindjes mbajtjen sa më gjatë, pikërisht të atij objektit tjetër pak më anadollak: tepsisë.

Mund t'ju interesojë

Vizioni strategjik i Shqipërisë dhe kriza e Mesdheut

Vizioni strategjik i Shqipërisë dhe kriza e Mesdheut

Para 16 orësh
Ylli Pata: Partia e studentëve doli, po pse kjo dalje e fshehur?

Ylli Pata: Partia e studentëve doli, po pse kjo dalje e fshehur?

26 Nëntor 2026, 19:45
Mallkimi i dyshit në PS, internim, burg e garë!

Mallkimi i dyshit në PS, internim, burg e garë!

26 Nëntor 2026, 17:41
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Aferat e zbuluara nga mediat, brenda dhe jashtë vendit, kanë nxjerrë në dritë të diellit se eksponentë të lartë të ekzekutivit qeverisës dhe jo vetëm ata, janë përfshirë në veprimtari të gjera korruptive, në dëm të një popullate të zhytur në mjerim, duke i rënduar ata më shumë çdo ditë e duke projektuar mbi shpatullat e tyre një barrë edhe më të rëndë, e cila duhet shlyer me breza, për shkak të përfitimeve kolosale nga një grup kompanish apo individësh, të lidhur me pushtetin dhe që janë të vetmet që lejohen të ulen rreth tepsisë dhe përfitojnë prej ndarjes që u bën copave timonieri.

Qytetarëve, ndërkohë, nuk duket se ju ka mbetur shumë hapësirë. Të përjashtuar krejtësisht nga ndarja e tepsisë, të hipur në një autobus pa as më të voglën mundësi të ndikimit apo kontrollit mbi timonin, veçanërisht pas largimit të opozitës ju ka mbetur të shohin në ekranin e monitorit të autobusit ndonjë film të Kinostudios të kohës së “Nënës Parti” me komandantin legjendar, të retushuar nga Rilindja.

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

E në këtë rrugëtim pa busull, në stacionin e radhës së 30 Qershorit që po vjen, e që duhet të ishte për vendin një takim me historinë, oferta Rilindëse për ta në vend të një perspektive të qartë europiane është një filxhan kafeje i përmbysur, në llumin e errët të të cilit shqiptarët ftohen të zbulojnë të ardhmen “e ndritur” që i pret.

Monitor.al

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Thyen rregullat, Vëllai i Madh fut në burg Akilin, Nichin dhe Fuegon
Para 7 orësh

Thyen rregullat, Vëllai i Madh fut në burg Akilin, Nichin dhe Fuegon

Presidentja e Kosovës: Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen në mënyrë të barabartë
Para 7 orësh

Presidentja e Kosovës: Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen në mënyrë të barabartë

Vlorë, disa rrugë të qytetit mbeten ende të bllokuara nga përmbytjet
Para 7 orësh

Vlorë, disa rrugë të qytetit mbeten ende të bllokuara nga përmbytjet

Shqipëria përfiton 185 milionë euro, Fino zbulon çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset
Para 8 orësh

Shqipëria përfiton 185 milionë euro, Fino zbulon çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 27 nëntor 2026
Para 23 orësh

Horoskopi i ditës, 27 nëntor 2026

2 GJKKO merr vendimin, Albana Vokshi paditi Taulant Ballën për shpifje dhe fyerje
Para 11 orësh

GJKKO merr vendimin, Albana Vokshi paditi Taulant Ballën për shpifje dhe fyerje

3 Rikthehet Lulzim Basha…
Para 11 orësh

Rikthehet Lulzim Basha…

4 Gara për Tiranën/ PD drejt përzgjedhjes së kandidatit, 5 emra në tryezën e Berishës
Para 13 orësh

Gara për Tiranën/ PD drejt përzgjedhjes së kandidatit, 5 emra në tryezën e Berishës

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
26 Nëntor 2026, 14:29

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
26 Nëntor 2026, 17:45

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
26 Nëntor 2026, 17:35

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat
26 Nëntor 2026, 16:44

Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara