Doris Pack: OSBE nuk duhet të bëhet bashkëpunëtore e zgjedhjeve farsë pa opozitën

Doris Pack, kryetarja e forumit të grave në Partinë Popullore Europianë (PPE), deklaron se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Në një reagim në Twitter, ajo shprehet se nëse OSBE i vëzhgon bëhet bashkëpunëtore në këtë farsë.

Në një vend demokratik një kryeministër kurrë nuk del kundër dekretit të Presidentit dhe Kushtetutës. Mungesa e Gjykatës (Kushtetuese) prej një viti e gjysëm do ta pengonte atë. Kujt duhet t’i binden qytetarët e shkretë? Zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore”,- shkruan Doris Pak.