Zgjedhjet e vendore/ Vëzhguesit e OSBE konferencë për shtyp të hënën

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë do të mbajnë konferencë për shtyp të hënën në orën 15:00.

Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor.

Glover do japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor mbi pajtueshmërinë me angazhimet e OSBE-së, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.

Ky është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pas anulimit të vëzhguesve nga ana e Këshillit Evropian në moment të fundit.