Sadiku edhe më pranë transferimit në Turqi

Armando Sadiku është shumë pranë transferimit te skuadra turke e Trabzonspor. Mediat në Turqi shkruajnë se është gjetur akordi me bomberin e kombëtares shqiptare, ndërsa marrëveshja është afër edhe me skuadrën spanjolle të Levantes, e cila zotëron kartonin e sulmuesit.

 

Trabzonspor është vënë në ndjekje të Sadikut dhe problemi kishte ngecur te kërkesa prej 1 milionë eurosh që kishte Levante, por tashmë duket se gjithçka po shkon drejt zgjidhjes.

Armando Sadiku në fazën e dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e Luganos në Zvicër i huazuar nga Levante, ndërsa tashmë duket se do ta vazhdojë karrierën e tij në futbollin turk.