E bujshme/ “Bombë” e papritur për Ramën, komisionerët e PS braktisin zgjedhjet

Një incident jo si gjithë të tjerët e regjistruar në prag zgjedhjet e 30 qershorit vjen nga Gramshi.

Komisionerët e PS në fshatin Drizë të kësaj bashkie kanë braktisur zgjedhjet e 30 Qershorit. Këtë e njofton çuditërisht kreu i PD-së në Gramsh, Kodhel Çala, sipas të cilit banorët nuk pranojnë të jenë pjesë e Komisionit të Votimit.

Në një postim në Facebook, Çala përgëzon banorët e fshatit Drizë dhe kërkon bojkot masiv të zgjedhjeve, të cilat i quan nul.

“Driza bojkoton votimet. Në fshatin Drize te rrethit Gramsh asnjë nga banoret përfshi edhe ata te majte nuk pranojnë te jene pjese e komisionit te votimit. Bravo Driza. Votimet e 30 qeshorit janë nul. Bojkotoni ato masivisht. Thoni jo diktaturës. Thoni jo monizmit. Te gjithe te bashkuar te mbrojme demokracine”, shkruan ai. /shqip