26-vjeçarja drejt Francës për prostitucion, 3 në pranga. Mes tyre 1 police

Një punonjëse e policisë kufitare në Rinas, si dhe dy persona të tjerë janë vënë në pranga të policisë. Në operacionin e koduar “TRANZIT” ka marrë pjesë dhe SHÇBA, ndërsa është goditur një rast i tentativës për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Dy të arrestuarit e tjerë janë nga Elbasani dhe Librazhdi, ndërsa në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Rinas kanë tentuar të trafikojnë drejt Francës me qëllim shfrytëzimi për prostitucion një 26-vjeçare, të cilën do ta priste në Francë 33-vjeçari K. B.

Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë Franceze po punohet për kapjen e tij.

Nga hetimet ka rezultuar se efektivja e policisë, me detyrë kontrollore pranë Komisariatit të Policisë Kufitare në Rinas, me veprimet e saj kundrejt ryshfetit dyshohet të ketë ndihmuar dhe lehtësuar procedurat e kalimit deri në zonën tranzit të Rinasit për shtetasen 26-vjeçare.