U krahasuan me Angelina Jolie e Brad Pitt, ndahet çifti i famshëm i aktorëve

Aktorët e famshëm koreanë Song Hye-kyo dhe Song Joong-ki kanë befasuar miliona fansa duke njoftuar divorcin.

Yjet e kinematografisë koreane luajtën rolin e dy të dashuruarve në serialin “Descendants of the Sun” në vitin 2016, përpara se të nisin një lidhje në jetën reale.

Ata morën edhe nofkën  e përbashkët “Song Song Couple” dhe u krahasuan me lidhjen e Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Por njësoj si yjet e Hollywood, edhe martesa e çiftit korean përfundoi duke zgjatur vetëm dy vite.

Pas martesës së profilit të lartë në vitin 2017, aktorët dhanë njoftim e ndarjes në dy deklarata të veçanta të enjten.

“Në vend që të fajësojmë dhe kritikojmë njëri-tjetrin, unë dëshiroja t’i jepja fund martesës në mënyrë miqësore,”-tha Song Joong-ki.

Song Hye-kyo u kërkoi fansave të shmangnin “raportimet spekulative të mediave dhe komentet” mbi arsyen e ndarjes.

“Descendants of the Sun” çoi dy aktorët drejt famës së madhe kur filmi u transmetua në Azi duke u ndjekur nga miliona fansa.