Shehi: Dekreti i Metës nuk mjafton, duam përmbysjen e sistemit

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në emisionin “Të Pekspozuarit” se dekreti i Presidentit Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 Tetor dhe jo në 30 Qershor nuk e ndihmon opozitën.

Më tej Shehi tregoi se projekti i opozitës është të ndryshojë sistemin politik.

“Këtu në Shqipëri është ngritur një pritshmëri e ekzagjeruar për datën e zgjedhjeve.

Dekreti i Presidentit Meta nuk na ndihmon në projektin e madh politik për të përmbysur regjimin.

Projekti ynë është më i madh, duam ndryshimin e sistemit,”-deklaroi Shehi.