Balliu tregon se çfarë do të ndodhë më 30 qershor

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, u shpreh se të dielën do të mbrojnë demokracinë dhe pluralizmin në vend. ”Të dielën do të bëhet gjithçka për të mbrojtur demokracinë dhe pluralizmin në këtë vend. Nuk do të lejojmë as Edi Ramën dhe askënd të rikthejë votimet e Enver Hoxhës. Ne jemi më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë sot”.

Pavarësisht datës së re të zgjedhjeve, të dekretuar nga Presidenti, opozita është e vendosur që të rrëzojë kryeministrin Rama. ”Presidenti ushtroi kompetencat kushtetuese dhe ligjore por PD dhe opozita është e qartë sa i përket cështjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të lira nuk mund të ketë përsakohë kryeministër është Edi Rama”.

Kriza politike dhe ekonomike nuk është një çështje date por është një përplasje mes votës së lirë dhe atyre që kërkojnë rikthimin e votimit të Enver Hoxhës.