10 transferimet më të shtrenjta në histori, Joao Felix renditet i katërti

Joao Felix është blerja më e re e Atletico Madridit, për 126 milionë euro. Kjo duket një shumë e madhe për një 19-vjeçar si ai. Talenti portugez, që kërkohej edhe nga skuadrat gjigante të Europës, ia ka dalë që të renditet në vendin e katërt të transferimeve më të shtrenjta në futboll, në të gjitha kohërat, edhe pse ende “adoleshent”.

 

Neymar është në krye të kësaj liste, me 222 milionë euro, sa pagoi PSG për ta marrë brazilianin nga Barcelona para dy sezonesh, por që duket që do të thyhet sërish gjatë kësaj vere. Në vendin e dytë është Kylian Mbappé, me 180 milionë euro, i cili erdhi fillimisht në formë uazimi dhe më pas u ble nga kampionët francezë te Monaco.

Surpriza qëndron në vendin e tretë, pas në të gjendet Coutinho, i cili u transferua për 160 milionë euro bunga Liverpooli, por deri më tani nuk ka arritur që të tregojë vlerat e tij. Në 10 transferimet më të shtrenjta, interesant është fakti se Neymar llogaritet dy herë, me kalimin që bëri nga Santos te Barcelona dhe pastaj nga katalanasit te PSG.