Zv/kryeministri i Italisë, Salvini i shqetësuar për situatën në Shqipëri, zbulon telefonatën me Presidentin Ilir Meta

Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Mateo Salvini

Zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini po ndjek me shqetësim krizën politike në Shqipëri. Në një video live nga zyra e tij, numri dy i qeverisë italiane dhe një figurat kryesore politike në vendin fqinj bënë me dije se ka pasur një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta për krizën aktuale në Shqipëri dhe mundësitë e zgjidhjes së saj.

Kam pasur një ditë impenjative. …Kam dëgjuar edhe presidentin shqiptar për t’u munduar të kuptoj se si mund ta ndihmojmë një vend, fqinj dhe mik me ne, për të evituar që të shumohen dhe të përsëriten përplasjet në shesh si në javët e kaluara”,- tha Salvini.

Për zhvillimet në Shqipëri, Salvini ka komentuar edhe gjatë konferencës zyrtare për mediat që ka dhënë në Ministrinë e Brendshme, duke sqaruar dhe situatën në të cilën ndodhet vendi ynë. Ai shprehet se në Shqipëri po mbahen zgjedhje vendor vetëm nga partia në pushtet dhe kundër dekretit të Presidentit të Republikës. Ai thotë se qëllimi i Italisë është që të shmangë një konflikt dhe përplasje. “Janë duke u mbajtur zgjedhje vendore nga ana e kryeministrit, të cilat janë anuluar nga presidenti i Republikës. Janë tërhequr partitë e opozitës dhe në to merr pjesë vetëm Partia Socialiste që është në qeveri dhe jam duke kërkuar që të komunikoj me të gjitha palët për të evituar një përplasje sepse Shqipëria është partnere kulturore, ekonomike, komerciale me Italianë”,- tha Salvini.

Duke komunikuar me qytetarët italianë në konferencë, Salvini ka shpejguar dhe arsyet se përse duhet ndërhyrë në krizën në Shqipëri. Ai ka sjellë në vëmendje fluksin e emigrantëve nga Shqipëria, gjatë viteve ’90. “Por jo vetëm, duhet të kujtojmë njerëzit që emigrojnë dhe këtu duhet që të kujtojmë skenat e viteve ’90 dhe nuk do doja që të ktheheshin, pasi kemi mjaft probleme dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera’, tha sot Matteo Salvini gjatë deklaratës së tij“,- është shprehur Salvini.

Pak ditë më parë edhe ministri i Jashtëm i Italisë reagoi për krizën politike duke u bërë thirrje palëve që të shmangin tensionet dhe të arrijnë një marrëveshje politike.