Zëdhënësja e OSBE e konfirmon: KiE tërheq vëzhguesit

Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR konfirmon për “BalkanWeb” se Këshilli i Europës nuk do të monitorojë zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri. Në një komunikim pas e-mail-it të dërguar nga Këshilli i Europës ku bëhej i ditur vendimit për anulimin e misionit të vëzhguesve, Andrusz thotë se janë informuar nga KiE se ata nuk do të vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme. ”Mund të konfirmoj se jemi informuar nga KiE se ata nuk do të vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Për më shumë detaje ju duhet të kontaktoni me ta direkt”, shkruan Zëdhënësja e OSBE/ODIHR.