United arrin akordin me mbrojtësin e Crystal Palace për një shifër rekord

Manchester United është drejt arritjes së akordit me Crystal Palace për të rrëmbyer mbrojtësin Aaron Wan-Bissaka për shifrën e 56 milionë eurove. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka shkëlqyer në sezonin e fundit në Premier League, duke ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha.

Sipas mediave iberike, dy klubet kanë arritur akordin për shifrën e 50 milionë eurove dhe 6 të tjera bonus. “Djajtë e Kuq”, të përjashtuar nga Champions në sezon e ri, pasi e mbyllën në vendin e 6-të në kampionat, nuk kanë harxhuar asnjëherë kaq shumë për një mbrojtës.

Wan-Bissaka pritet që të jetë një përforcim i rëndësishëm në krahët e mbrojtjes, atje ku skuadra e Solskjaer ka shfaqur shumë probleme. /Koha Jone/