Tentuan t’i merrnin Instagramin, Fifi shokohet kur mëson kush qëndron pas

Pak muaj më parë, këngëtares së njohur Fifi i morën adresën e Instagram. Në atë kohë ajo u detyrua të hapte një të re të cilën mbrëmjen e djeshme u përpoqën t’ia merrnin përsëri.

Fifi ka publikuar një foto në Instastory ku tregon se i erdhi njoftimi se dikush është përpjekur të futet në Instagramin e  saj.

Mirëpo, ndryshe nga sa mendoi këngëtarja në fakt në adresën e saj është përpjekur të futet këngëtarja e njohur Fjolla Morina.

Në një bisedë që Fjolla ka publikuar në adresën e saj tregon se ajo e ka fjalëkalimin e Fifit dhe në momentin kur është futur në profilin e saj, Fifit i ka shkuar një njoftim.

“Unë duke vjedhur Instagramin e Fifit, edhe haker u bëra”, ka shkruar Fjolla pranë bisedës ku shfaqet duke i sqaruar Fifit çfarë ndodhi.