Strategjia e opozitës: Protesta në gjithë vendin më 30 qershor dhe në ditët në vijim

Partia Demokratike ka prezantuar strategjinë e saj për zgjedhjet e 30 qershorit, por edhe pas tyre.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se protestat do të shtrihen në të 61 bashkitë e vendit “në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme”

“Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme.

Në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve një partiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vene ne dukje bashkëpunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar.

Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve”.