Rikthehet Beyoncé, detajet e këngës së re

Siç mund ta keni lexuar më parë, në filmin e Disney-t “The Lion King” (Mbreti Luan), Beyoncé do të luajë rolin e Nala-s. Premiera e versionit live-action të filmit të animuar të vitit 1992 është më 19 korrik, megjithatë së fundmi u publikua lista me këngët zyrtare.  Përpos këngëve klasike si “Circle of Life” apo “I Just Can’t Wait to Be King”, do të realizohen edhe këngë të reja dhe po kështu disa të vjetra do të përpunohen. “Mbreti Luan” rikthen Beyoncé-n në muzikë. Në bashkëpunim me Donald Glover, Billy Eichner dhe Seth Rogen, këngëtarja do të sjellë “Can You Feel the Love Tonight”, promoja e të cilës është publikuar. Gjithashtu një këngë është lënë paksa misterize, “TBA”, e cila thuhet se do të realizohet po nga Beyoncé.

Listën e plotë e shihni në vijim:

1. Lindiwe Mkhize / Lebo M: “Circle of Life / Nants’ Ingonyama”
2. Hans Zimmer: “Life’s Not Fair”
3. Hans Zimmer: “Rafiki’s Fireflies”
4. JD McCrary / Shahadi Wright Joseph / John Oliver: “I Just Can’t Wait to Be King”
5. Hans Zimmer: “Elephant Graveyard”
6. Chiëetel Ejiofor: “Be Prepared (version i 2019-s)”
7. Hans Zimmer: “Stampede”
8. Hans Zimmer: “Scar Takes the Throne”
9. Billy Eichner / Seth Rogen / JD McCrary / Donald Glover: “Hakuna Matata”
10. Hans Zimmer: “Simba Is Alive!”
11. Billy Eichner / Seth Rogen: “The Lion Sleeps Tonight”
12. Beyoncé / Donald Glover / Billy Eichner / Seth Rogen: “Can You Feel the Love Tonight”
13. Hans Zimmer: “Reflections of Mufasa”
14. TBA
15. Hans Zimmer: “Battle for Pride Rock”
16 Hans Zimmer: “Remember”
17. Elton John: “Never Too Late”
18. Lebo M: “He Lives in You”
19. Lebo M: “Mbube”