Rama i kthehet Bashës: “Sajo Artist sajo, kush është rrena e radhës?

Pak më parë, kreu i opozitës Lulzim Basha në një konferencë për mediat foli rreth vendimit të Këshillit Europian për të tërhequr vëzhguesit e zgjedhjeve për 30 qershorin.

Më tej Basha shtoi se zgjedhjet e 30 Qershorit janë një tentativë e Ramës për grusht shteti.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Tëeeter teksa ironizon Bashën se di mundi ti thotë shqiptarëve se Këshilli i Evropës mori një vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme?
Më tej Rama shkroi se po pret që rrena të dalë në shesh, por edhe se është në pritje të asaj të rradhës.

Postimi i plotë i Ramës

Sajo Artist sajo, çdo ditë një festë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish Po si mund t’i thuash shqiptarëve Këshilli i Evropës mori një vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do të thuash kur të dalë rrena në shesh Apo rrena tjetër gati?