Kroos: Në moshën 33-vjeçare mund të tërhiqem nga futbolli i luajtur

Ai konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë të planetit dhe nuk është rastësi që gjatë karrierës së tij ka fituar pothuajse gjithçka me fanellën  e Bayernit , Real Madridit dhe Gjermanisë.

Toni Kroos u transhferua në Madrid në vitin 2014 dhe shitja e tij konsiderohet ende një nga gabimet më të mëdha që Bayerni ka bërë ndonjëherë. Futbollisti gjerman, duke folur për Sport Bild, komentoi largimin e tij.

“Për mua ishte e qartë që nga momenti i parë që Bayerni po gabonte me transferimin tim. Edhe presidenti i klubit kohët e fundit e pranoi këtë gjë duke treguar se është njeri i madh. Nuk e di nëse ky operacion ishte një nga arsyet pse Guardiola u largua Bayerni, këtë duhet ta thotë ai, por mund të konfirmoj se ai nuk ishte i kënaqur nga largimi im.

Zgjodha me dëshirë që të zgjas kontratën deri në vitin 2023. Atëherë do të jem 33 vjeç dhe kjo mund të jetë një moshë e mirë për të braktisur futbollin, por edhe për të vendosur nëse do të bëj diçka tjetër apo jo. Tani mund të përjashtoj faktin se do të luaj në Shtetet e Bashkuara, Kinë apo Katar”, deklaroi Kroos. /R.Lika-Koha Jone/