Deklarata kundër Ramës, procedohet kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale të “pengimit të subjekteve zgjedhore. Sipas policisë së Lezhës, kryebashkiaku Frrokaj gjatë një emisioni televiziv dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:

– A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;

– Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.