Barcelona dorëzohet për De Ligt, kërkon nje tjetër holandez

Barcelona duket se është dorëzuar në garën për Matthijs de Ligt. Mediat italiane dhe spanjolle shkruajnë qendërmbrojtësi i Ajax-it është një hap larg Juventus-it dhe katalanasit mësohet të jenë vënë në kërkim të një tjetër holandezi.

 

Një alternativë që mban emrin e yllit të Manchester United, Victor Lindelof. Drejtuesit e klubit spanjoll kanë kërkuar informacione për 24-vjeçarin që luan si titullar te “Djajtë e Kuq”.

Lindelof u transferua te Manchester United nga Benfica në verën e 2017-ës për 34 milionë euro. Ai ka luajtur 69 ndeshje në total me  klubin anglez, duke shënuar një gol.