Akuzat për korrupsion, ish-deputeti PS më 1 korrik para gjykatës

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë seancën paraprake për ish deputetin e Partisë Socialiste, Arben Çukon dhe 5 të hetuarit e tjerë për korrupsion në datën 1 korrik, ora 09:00. Gjyqtare e seancës paraprake është caktuar Iliarjana Olldashi.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzoi dosjen në Gjykatë për ish kreun e Burgjeve, duke kërkuar që të merret i pandehur pasi nga përgjimet dhe hetimet ka rezultuar se nëpërmjet dhënies së shumave monetare, është bërë transferimi i një të burgosur në një burg tjetër. Në këtë aferë korruptive dyshohet se janë përfshirë 6 persona, ndër ta edhe shoferi i Çukos.