Suksesi i Jonidës vazhdon edhe pas Eurovisionit

”Ktheju Tokës”, kënga që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, u vlerësua nga kritika dhe publiku në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht se nuk arriti të fitonte. Si kurrë më parë, kënga vazhdon të dëgjohet dhe së fundmi është bërë pjesë e një shfaqjeje shumë të bukur që u mbajt në Francë.

Në qendër të saj ishin 16 shtete, këngët e të cilëve u realizuan në formën e parodisë nga artistë të huaj. Disa momente nga performanca e aktorëve i ka publikuar vetë Jonida, e cila duket se i ka shijuar shumë ato pak minuta imitimin. Pas kësaj shfaqeje, nuk mungoi as votimi, ku Jonida doli e dyta.

”Ktheju Tokës” u rendit në vendin e 17-të, por vlerësimet për Jonidën dhe përformancën e saj ishin shumë më të larta se aq.