Shtimi i azilantëve, Vokshi: Rama ka plan për të zbrazur Shqipërinë

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi është shprehur e shqetësuar lidhur me shtimin 26 për qind të numrit të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian. Ajo thotë se nëse nuk e ndalim sot Edi Ramën, Shqipëria do të zbrazet.

”26% më shumë shqiptare kërkuan azil për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 3 muajve të parë të 2019-s sipas Eurostat. Shqipëria gjatë qeverisjes se Edi Rama rënditet vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat. Nëse nuk e ndalim sot Edi Ramen, Shqipëria do të zbrazet! Ky është plani i Edi Ramës: Largimi i shqiptarëve të ndershëm dhe dorëzimi i Shqipërisë dhe pasurive të saj krimit dhe oligarkëve. Është koha të jemi të gjithë bashkë. Edi Rama, kriminelët dhe oligarkët e tij, duhet të largohen, jo shqiptarët. Boll më me Shqipërinë që duan ato. Është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve”,-shkruan Vokshi.