“Shtet leshi tashmë ka rënë”

Nga: Ilir Demalia

Dëgjova ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshi në Opinion tek Fevziu.

Ministri Lleshi, tregoi se është njeri totalisht i papërgatitur, jo vetëm si ministër dhe si ish-gjeneral, si ish-këshilltar i sigurisë kombëtare, por edhe si njeri me një intelekt tepër shumë për të dëshiruar nga fjalori i varfër që përdori.

Vërtetoi që është ministër dhe qytetar pa moral, pasi, në asnjë moment nuk mori një qëndrim qoftë dhe kritik karshi të gjithë atyre që janë të përfshirë në përgjimet e organizatës kriminale të masakrës së zgjedhjeve në dosjen e Dibrës.

Si katolik-ateist-rilindas, nuk njeh dhe historinë e krishtërimit kur thotë: – E dini atë historinë e Krishtit me historinë e asaj gruas që donin ta gjuanin me gurë, dhe Krishti tha, mos gjuani me gurë.

Lleshit, duhet ti thotë dikush se ajo grua quhet Maria Magdalena. Krishti nuk i tha- mos gjuani me gurë, por i tha, kush nuk ka bërë mëkat të hedhë gurin i pari.

Ajo më e rënda ishte kur i thotë Fevziut, e thirra bodyguard-in e Bashës për ti transmetuar në mënyrë discret-e (shqip, private të fshehtë) qe do ti shtonim rojet për siguri të situatës.

Shteti vepron me shkresa zyrtare ndërmjet institucioneve, apo komunikim ndërmjet drejtuesve të institucioneve dhe jo ministri me bodyguard.

Por tashmë shteti i Ramë-leshit nuk ka më as institucione e si rrjedhim as komunikim. Shtet leshi tashmë ka rënë.