Rama e Lleshaj vijojnë kërcënimet e opozitës, kreu i PD Elbasan shoqërohet në polici

Qeveria nuk heq dorë nga kërcënimet, presionet apo intimidimi i përfaqësuesve të opozitës të cilët shprehen publikisht kundër mbajtjes së zgjedhjeve “moniste” në 30 qershor, datë kjo e anuluar edhe me dekret presidencial, por që për kryeministrin është një vendim i pavlefshe.

Kështu është shoqëruar sot në polici kreu i PD në Elbasan Aurel Bylykbashi. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se shoqërimi është bërë pas deklaratave të tij në mbledhjen e “Aleancës qytetare” në Elbasan.

Gjatë kësaj mbledhje, ish-kreu i PD, Bylykbashi deklaroi se ‘Nëse do ketë përplasje, le të ketë’. Mësohet se ai po merret në pyetje nga policia.