Pas konferencës, Presidenti Meta fton gazetarët për kafen e mëngjesit

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka pirë kafen e mëngjesit me gazetarët që morën pjesë në konferencën për shtyp mëngjesin e kësaj të marte. Duke qenë se kreu i shtetit e ka nisur punën menjëherë sot, që në orën 8:00, i ka ftuar gazetarët në oborrin e Presidencës për të kaluar disa momente qetësie.

E sigurisht edhe në takimin joformal nuk ka munguar interesi i gazetarëve për aktualitetin dhe qëndrimin e Presidentit por gjithçka mbetet “off the record”.