Pamela Anderson e shkatërruar: Kam jetuar në një gënjeshtër

Aktorja Pamela Anderson duket se ka gjetur një mënyrë për të marrë ‘hak’ ndaj sjelljeve të të ish të dashurit të saj Adil Rami.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet me të dhe krahas saj ka treguar sesi ka qenë marrëdhënia e tyre.

 “Është e vështirë ta pranosh. Më shumë se dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Kam qenë e mashtruar, e më kanë bërë të besoj se isha duke përjetuar ‘dashuri të madhe’. Jam e shkatërruar pasi zbulova së fundmi që ai po jetonte një jetë të dyfishtë. Ai tallej me lojtarët e tjerë që kishin të dashurën afër shtëpisë ku jetonin me bashkëshorten, i quante ata monstra. Por kjo është më e keqja, ai gënjeu për çdo gjë. Si është e mundur? Si kam mundur unë të ndihmoja kaq shumë njerëz dhe nuk kam qenë mjaftueshëm e zgjuar që të ndihmoj veten time?”,-ka shkruar Anderson.

Lidhja e saj me Ramin ka qenë një nga më të komentuarat në mediat e huaja.