Padia për Tiede, këshilltari i Merkel: Rama shumë shpejt i akuzuar

Këshilltari i kancelares gjermane, Angela Merkel, Martin Henze ka reaguar pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka paditur gazetarin e ”Bild”, Piter Tiede që publikoi përgjimet që tronditën PS-në. Henze komentoi në Twitterin e Ramës, ashtu si vetë Tede por ky i fundit tha se Rama do jetë së shpejti i pandehur në gjykatat ndërkombëtare.

”Peter, këto janë tronditjet e fundit të një autokracie, Zoti Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar”, shprehet Henze.

Ai gjithashtu shprehet se BILD është një ”organet më të mira të shtypit. Ne kemi lirinë e shtypit”, shton Henze, i cili përgëzon edhe gazetarin Peter Tiede për artikujt e publikuar: ”Bravo, vazhdo punën e mirë”.