Nga qendra tek aeroporti, ç’do ndodhë në takimin e Ramës në Kukës

Partia Demokratike në Kukës ka vendosur të protestojë pasditen e sotme, teksa kryeministri Edi Rama do të mbajë takimin e fundit elektoral. “BalkanWeb” ka siguruar shkresën që PD i ka dorëzuar Policisë së Shtetit në lidhje me organizimin e protestës.

Siç mund të shihet në shkresë, PD e Kukësit kërkon leje nga policia nga ora 14:00 deri në orën 22:00, si dhe që të nisin protestën nga sheshi qendror deri tek aeroporti, ku do të mbajë fjalën e tij kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë është pritur me protesta nga opozitarët dhe mbështetësit e tyre gjatë të gjitha takimeve elektorale, që ka zhvilluar ditët e fundit, në qytetet jugore.