Meghan Markle ndryshon unazën e fejesës

Dukesha Meghan Markle është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ndaj saj nuk shmangen asnjëherë komentet, pasi ajo gjithmonë do bëjë diçka ngacmuese. Dukesha e Sussex ka ridizenjuar së fundmi unazën e saj të fejesës.

Në propozimin e bërë në vitin 2017 nga Princ Harry, unaza e zgjedhur nga ai kishte një diamant në qendër të saj si dhe dy diamante të tjerë anash të marrë nga koleksioni i Princeshë Diana. Këtë herë fansat vunë re se Meghan e ka zëvendësuar rrethin e unazës me një tjetër rreth fin më të hollë, të mbuluar me diamante të vegjël.

Këtë fakt e zbuloi dhe Mace Mlickman nga kompania e bizhuterive ‘Jerry Blickman Inc’, i cili konfirmoi se ridizenjimi që Markle i bëri unazës, reflekton shijen e saj të rafinuar.