Manjani: Kolegji Zgjedhor ka vendosur për Beqirin, jo për Dekretin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi që të mos pranojë kërkesën e Idajet Beqirit, kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar, për t’u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat janë anuluar me dekret nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se “Kolegji Zgjedhor në fund të fundit nuk ka marrë vendim për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit”.

Gjithashtu, Manjani ka vijuar komentin e tij duke thënë se “Kolegji ka vendosur që Partia e zotit Idajet Beqiri të të jetë pjesmarrëse me dhunë në votimet e thirrura nga Partia Socialiste”.

Postimi i plotë i Manjanit:

Megjithë kritikat që kemi, Kolegji Zgjedhor në fund të fundit nuk ka marrë vendim për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit.

Nuk i ka hyrë fare debatit ka apo jo zgjedhje.

Jo! Kolegji ka vendosur që Partia e zotit Idajet Beqiri të të jetë pjesmarrëse me dhunë në votimet e thirrura nga Partia Socialiste.