Këlliçi: Me zgjedhje si në Korenë Veriore s‘ka negociata për në BE

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këllici në një intervistë të dhënë për “Al Jazera” tha se me zgjedhje si në Korenë Veriore, Shqipëria nuk hap negociata për në BE.

Këllici në këtë  intervistë u shpreh ndër të tjera se vendi ynë ka një parlament të kriminalizuar. Ai vlerësoi se skandalet me zgjedhjet në Dibër janë një dëshmi për kriminalizimin e qeverisjes së Ramës.

Gazetarja: Belind në 2017 zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme pse dy vite më vonë ti thua se nuk do të merrni pjesë në zgjedhjet vendore të cilat janë në 30 Qershor ?

Belind Këlliçi: Nuk është se nuk do të marrim pjesë dhe vendosëm dy vite më vonë, ne i kemi denoncuar zgjedhjet e përgjithshme të  2017- ës , të organizuara nga kjo qeveri në 2017- ën dhe në fakt skandali më i madh daton në fakt në 2016-ën dhe ky është fokusi kryesor i gazetës gjermane BILD nëse i keni parë përgjimet e dy javëve të fundit të cilat tregojnë një skemë të qartë të blerjes së votave duke përfshirë këtu Kryeministrin, Ministrin e Energjisë, Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, deputetë si dhe oficerë të lartë, të cilët ishin të përfshirë në këtë skemë të qartë të blerjes së votës, në zgjedhjet e zhvilluara në veri të Shqipërisë, në Dibër.  Ne e kemi denoncuar këtë skandal në vitin 2016.

Këto janë fakte nuk janë akuza të ngritura nga opozita. Ne i kemi denoncuar këto çështje dhe fakte, në 2016 dhe asgjë nuk ndodhi nga zyra e prokurorit. Ne arritëm në një protestë 90 ditore të mbajtur në 2017. Më pas vendosëm të kishim një marrëveshje me Partinë Socialiste, dhe me Kryeministrin e Partisë Socialiste Edi Rama në të mirën e vendit, në të mirën e integrimit të vendit, të mbanim zgjedhjet në 2017 me një kërkesë kryesore nga ana jonë – Qeveria mos të shiste dhe blinte vota, mos të prekte zgjedhjet.

Ajo çka ndodhi ishte se OSCE/OHDIR në 2017 deklaroi rezultatet e një sondazhi i cili ishte i financuar nga zyrat e delegacionit të BE-së në Shqipëri ku të paktën 20% e votuesve në Shqipëri kanë shitur votën, që do të thotë se 20% e mandateve në parlament të cilat erdhën nga zgjedhjet e 2017, ishin false dhe ishin të blera.

Gazatarja: Belind a mund ta shpjegosh hapin radikal për të dalë nga parlamenti dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje ?

Belind Këlliçi: Ne nuk mund të jemi pjesë e një parlamenti fasadë ku më e pakta 20% e mandateve janë të blera, Ministri i Çështjeve të Shtetit ka përmendur zyrën e prokurorit. Ne të gjithë e dimë në Shqipëri që nga Dhjetori i vitit 2017-të ka një prokurore politike në Shqipëri që fle mbi qindra dosje. Janë dy dosje të njohura në Shqipëri, 339  që daton që në 2017 e cila u publikua nga Zëri i Amerikës në janar të këtij viti përpara se të jepnim dorëheqjen nga mandatet tona parlamentare të cilat qartë tregojnë se Shteti dhe sidomos një nga bashkitë më të rëndësishme në vend Bashkia e Durrësit është kapur nga bandat dhe krimi.

Gazetarja: Por Belind, Pse nuk merrni pjesë, dhe, nëse njerëzit janë me ju, do të votojnë për ju në 30 Qershor.

Belind Kellici: Ajo çfarë ka ndodhur është që, kjo qeveri ka në krye të pushtetit që në 2013. Për herë të parë në 2013 kur socialistët morrën pushtetin në politikën shqiptare njerëzit dhe politikanët filluan të flisnin mbi nevojën për dekriminalizimin e politikës. Kjo ishte kërkesë nga ana e Partisë Demokratike për të shkëputur lidhjet e krimit të organizuar me politikën sepse kryeministri aktual Edi Rama solli në parlament njerëz që kishin lidhje dhe rekorde kriminale në supet e tyre.

Për herë të parë në Shqipëri populli do të marrë pjesë në një proces votimesh me një parti. Procesi i Votimit ndodh gjithashtu në Korenë e Veriut ku qeveria përballet në zgjedhje me veten. Në Shqipëri ne duhet të mbajmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku njerëzit të votojnë alternativën dhe ku politikanët nuk blejnë vota.

Si mund t’i hapin negociatat me Bashkimin Europian dhe si mund të pretendojmë se po jetojmë në demokraci ku Zëri i Amerikës denoncon këto dy dosje të njohura ndërkombëtarisht tashmë që faktojnë dhe provojnë lidhjet e forta të bandave kriminale me procesin e shit-blerjes së votës dhe me kapjen e Ministrave dhe politikanëve të kësaj qeverie.