FA ndërtojnë urën në Mirditë, lehtësohet lëvizja

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur punën për ndërtimin e një ure në fshatin Jezull, të Mirditës. Ura e gjatë 25 metër dhe me një peshëmbajtje prej gati 45 ton, për dy ditë do të jetë gati, pra e përfunduar. Ndërtimi i urës do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e rreth 4 fshatrave dhe të mbi 1000 banorëve. Ura e re do të lehtësojë dhe lëvizjen e banorëve në 4 qendra të ndryshme shëndetësore, dy shkolla 9-vjeçare.