“#Edheunë”, Mark Marku: Dënomëni dhe mua, i dënoni të gjithë

Pedagogu dhe analisti i është bashkuar nismës #Edheunë që është kundër zgjedhjeve në 30 qershor. Në një reagim, Marku shprehet se ësthë gati që të dënohet pasi ai do të bllokojë votimet të dielën. “Dënomeni dhe mua. Dënojeni të gjithë. Qytetarët në burg. Kriminelët jashtë”, shprehet Marku. Nisma “Edhe unë do pengoj zgjedhjet”, vjen pas deklaratës së Bujar Kapexhiut, i cili bëri me dije pak ditë më parë se do të pengojë zgjedhjet, pavarësisht se rrezikon të ngelet brenda vendit. Nismës deri më tani i janë bashkuar disa personazhe të njohur të ekranit dhe politikës.