Do ta shpërndajë Parlamentin? Presidenti: Çdo veprim me shumë qetësi e përgjegjshmëri

Në deklaratën e sotme para mendiave, Kreu i Shtetit u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve nëse do të ndërmarrë një vendim për shpërndarjen e Parlamentit, nisur edhe nga kërkesat e dërguara në KQZ, për numrin e deputetëve aktualë dhe shpërndarjen e tyre në zonat elektorale, Presidenti Meta u shpreh se do të bëjë çdo veprim me shumë qetësi e përgjgjshmëri.

“Presidenti do të bëjë çdo veprim me shumë qetësi e përgjegjshmëri dhe do i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së Republikës dhe interesave të saj“,– u shpreh Meta.

Meta ishte i qartë edhe për ditën se kur do të ndërmarrë iniciativën për të ulur palët në tryezën e dialogut, ndërsa tha se: “Kjo iniciativë do të nisë kur të nisë rruga për dialog. Atë ditë që maxhoranca do të tërhiqet nga paligjshmëria, do të nisë kjo iniciativë. Jo rastësisht përdora termin organizatë socialiste, nuk hyj në këtë debat.”

Në përfundim të konferencës për mediat, Meta theksoi edhe një herë se në Shqipëria ka njvetëm një institucion që vendos për zgjedhjet dhe ky është Presidenti i Republikës.

“Presidenti është i duruar që të gjithë të kuptojnë se pluralizmi ka tre dekada që ka ardhur në Shqipëri. Ua kam thënë dhe do t’ju them edhe një gjë që nuk ua kanë thënë ndërkombëtarët, pa zgjedhje gjithpërfshirëse e me standarde më të mira se ato të kaluara nuk ka çelje negociatash. Më besoni jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes”,– pëfundoi Meta.