Del fotoja, ky është 56-vjeçari që vrau me levë hekuri gruan në Vlorë

Mesditën e sotme i gjithë opinioni publik u trondit nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Vlorës.

Kujtojmë këtu se në fshatin Babicë, të këtij qyteti një burrë ka vrarë  gruan me levë hekuri.

E ditur bëhet se burri që i ka marrë jetën gruan quhet Lavdosh Sulo dhe se është 56 vjeç, kurse gruaja quhej Laureta Sulo dhe se ishte 44 vjeçe.

Së fundmi në media po qarkullon edhe fotoja e 56-vjeçari që i mori jetën gruas së tij në mënyrë mizore.

Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë xhelozia. Po ashtu e ditur u bë edhe se 56-vjeçari është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S. E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet .