Agron Gjekmarkaj: Jo zgjedhje diktaturë! Më arrestoni dhe mua!

Një deklaratë e karikaturistit të njohur Bujar Kapexhiu e pak ditëve më parë, ku thoshte se “Më 30 qershor unë pengoj votimet. Ju lutem më dënoni”, është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale.

Gazetari Agron Gjekmarkaj në një reagim në rrjetet social bën thirrje që të mos ketë votime më 30 qershor. Ai madje ironizon kryeministrin Rama duke i kërkuar që ta dënojë, ta arrestojë vetëm sepse refuzon që të ketë votime.

“Më 30 qershor me duar të pastra, pa gishta të nxirrë. Këtu jam, më dënoni”, shprehet gazetari.

“Jo votime! Jo Diktaturë! Votimet plumb për demokracinë! Me 30 qershor me duar të pastra pa gishta të nxirë! Këtu jam. Më denoni! Hape burgun Rama”, shkruan Gjekmarkaj në reagimin e tij.