Vlorë, Task-Force aksion për rojet bregdetare

Në të gjithë vijën bregdetare të Vlorës, nuk ka asnjë vrojtues edhe pse disa kulla ekzistojnë. Për këtë arsye këtë të hënë Task-Force e drejtuar nga Prefekti Vlorës, Flamur Mamaj ka ndërmarrë një aksion në 200 plazhet nga Zvërneci në Orikum. Ajo që është konstatuar ka të bëjë me faktin se asnjë subjekt privat nuk ka zbatuar ligjin, përsa i përket sigurisë në det. Sipas prefektit Mamaj bizneseve iu është lënë një afat për plotësimin e kushteve. Në të kundërtën plazhet private do të mbyllen. Ditët e fundit në Durrës, Shëngjin janë shënuar viktima për shkak të mungesës së sigurisë në bregdet.