Veliaj për vendimin e Kolegjit: Shihemi të dielën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar vetëm pak pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta dhe la në fuqi zgjedhjet e 30 Qershorit.

Veliaj e cilëson këtë vendim si fitore të Shqipërisë, teksa thotë se humbi paria. ‘U kry! Fitoi Shqiperia, humbi paria! Shihemi te Dielen! Kolegji Zgjedhor rrëzon Ilir Metën, zgjedhjet më 30 qershor”, shkruan Veliaj në një postim në Twitter.