Tristan Thompson ka dashur të vetëvritet pas tradhtisë me Jordyn Woods

Tradhtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian disa muaj më parë u komentua gjatë në media. Por me publikimin e serive të reja të reality show-t, “Keeping Up With The Kardashians” ky skandal është rikthyer sërish në vëmendje, me detaje edhe më shumë dramatike.

Në episodin e fundit të këtij reality show, Khloe ka zbuluar se Tristan ka dashur t’i japë fund jetës pasi tradhtia e tij u bë publike.

Në video Khloe shfaqet duke u interesuar për shëndetin e ish-partnerit, pavarësisht se tradhtia e tij ishte shumë e rëndë.

Më pas ajo dëgjohet duke thënë:

“Jordyn nuk mendoi për mua, ajo nuk mendoi për Kylie-n, nuk mendoi për vajzën time, ajo nuk mendoi për Tristan dhe ajo nuk mendoi për veten e saj. Ne të gjithë e dimë se çfarë është ai i aftë të bëjë. Unë e dija kush ishte ai. Por asnjëherë nuk e kisha menduar se kush ishte ajo”,-ka thënë ajo.

Kjo periudhë e vështirë për ta tashmë ka kaluar. Khloe dhe Tristan janë ndarë, ndërkohë që e vetmja gjë që i bashkon është vajza e tyre True.