Skandali i Kolegjit Zgjedhor: Sot më 26 qershor….

Kolegji Zgjedhor ka vendosur sot që të mos njohë dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor. Kolegji vendosi që të rrëzojnë kërkesën e kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, i cili duke njohur dekretin e Presidentit për anulimin e datës 30 qershor kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet. Gjyqtarët rrëzuan kërkesën e Beqirit, duke njohur kështu datën 30 qershor të zgjedhjeve.

Por gjatë shqiptimi të vendimit, anëtarët e Kolegjit bënë një gafë të paparë, e cila ka dhe vlerë juridike.

Gjyqtari që lexoi vendimin tha sot më datën 26 qershor, ndërkohë që kalendari sot tregon 24 qershor.

Për më shumë ndiqni videon.